Salianji nuk tërhiqet: Do depozitoj kërkesën për kryetar të PD-së
Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar përpara përfundimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e Partisë Demokratike, duke paralajmëruar hyrjen e tij në garë.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se do të depozitojë kërkesën për të kandiduar për drejtimin e partisë, pavarësisht asaj që e cilëson si një proces të parregullt.
Në deklaratën e tij, Salianji thekson se frymëzimi i tij mbetet modeli i demokracisë perëndimore, duke nënvizuar se kjo është arsyeja pse nuk do të tërhiqet nga përpjekja për të reformuar dhe demokratizuar Partinë Demokratike.
Ai përdor edhe një referencë simbolike ndaj poetit Naim Frashëri, duke theksuar rëndësinë e orientimit drejt vlerave perëndimore dhe përparimit.
Në reagimin e plotë, ai shprehet se ndodhet në vendin ku ka lindur Magna Carta, të cilin e cilëson si “tempullin e demokracisë”, ndërsa ironizon zhvillimet brenda partisë.
Salianji përfundon duke konfirmuar se, pavarësisht situatës që ai e quan farsë, do të dorëzojë zyrtarisht kandidaturën për kreun e Partisë Demokratike.
Reagimi:
“Dielli lind andej nga perëndon” na mëson Naim Frashëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



