E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sarandë, hidhet në erë makina e një prej personave në kërkim
Lajme

Sarandë, hidhet në erë makina e një prej personave në kërkim

Qyteti bregdetar i Sarandës është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm me tritol në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, në lagjen numër 3, ku një automjet i parkuar pranë një pallati është hedhur në erë me lëndë eksplozive.

Mjeti është përfshirë nga flakët, duke u shkatërruar plotësisht. Shpërthimi ka alarmuar dhjetëra banorë dhe turistë të zonës, të cilët kanë dalë jashtë banesave të frikësuar.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Motivet e këtij shpërthimi mbeten ende të paqarta.

Hakmarrja duket se është motivi i ngjarjes, pasi pronar i mjetit rezulton Klaus Jaçaj 31 vjeç, i shpallur në kërkim nga policia vetën 4 ditë më parë pas një sherri për pronësi.

Ai akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi ka ndihmuar dy autorët Ramadan dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan 2 të rinj pas sherrit për pronën në bregdet.

“Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas”, njoftoi Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.