Sazan Guri feston 64 vjetorin në spital
Ambientalisti i njohur shqiptar Sazan Guri ka mbushur ditën e djeshme plot 64 vjeç por këtë vit kjo ditë e shënuar e ka gjetur atë nënjë mënyrë ndryshe nga vitet e tjera. Guri është shtruar në spital për shkak të një operacioni që ka bërë në zemër.
Por në këtë ditë nuk ka munguar për të suprizat e stafit mjeksor të Hygeia-s të cilën Sazan Guri nuk ka ngurruar t’a ndajë në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
“Jo fort e këndshme, por e rrallë, ku dy infermierët e natës mezi pritën sekondat e para të ditëlindjes për të më uruar 64 vjetorin, dhe unë sic ndava hidhërimin me ju miq të vërtetë të FB po ndaj edhe gëzimin e ditëlindjes dhe ate te daljes mirë nga nderhyrja në zemër. Me shumë dashuri për ju dhe shqiptarët.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



