E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit
Lajme

Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Kontrollet e shtuara në Portin e Durrësit vijojnë me intensitet të lartë, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e shkeljeve doganore. Operacionet po zhvillohen nga strukturat e Doganës Durrës në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare.

Gjatë një kontrolli të ushtruar mbrëmjen e djeshme, në momentin e daljes nga territori i Shqipërisë, përpara imbarkimit në linjën detare Durrës–Bari, autoritetet zbuluan dhe sekuestruan një shumë prej 19,000 eurosh që nuk ishin deklaruar sipas rregullave në fuqi.

Sipas procedurave ligjore, rasti është referuar menjëherë tek organet kompetente për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen e mëtejshme. Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me fokus parandalimin e çdo tentative për shmangie të detyrimeve doganore.

Institucionet përgjegjëse theksojnë se respektimi i legjislacionit në fuqi është thelbësor për garantimin e një tregu të rregullt dhe për luftën kundër informalitetit dhe aktivitetit të paligjshëm në pikat kufitare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.