E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrohen llogari bankare të një gruaje me vlerë rreth 300 mijë euro
Lajme

Sekuestrohen llogari bankare të një gruaje me vlerë rreth 300 mijë euro

Policia e Vlorës raporton se ditën e sotme ka sekuestruar dy llogari bankare në pronësi të një 57-vjeçareje me inicialet T.B., dhe me vlerë monetare prej 298.324 Euro.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ditën e sotme kanë bërë të mundur sekuestrimin e dy llogarive bankare të shtetases T.B., 57 vjeçe, banuese në Vlorë, me një shumë totale prej 298.324 Euro.”

Më tej thuhet se materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.