Selami Jenisheri LETËR SILVINJOS

Futbollistët e Kombëtares nuk kanë si e dinë”, ish-deputeti garanton fitoren ndaj Serbisë! Jenisheri: Do e shohësh për 3-4 ditë që…

Selami Jenisheri është rikthyer me këshillat e tij për Kombëtaren e Shqipërisë. Këtë herë ish-deputeti i ka drejtuar një letër Silvinjos ku garanton fitoren ndaj Serbisë.

Jenisheri dhe Silvinjo

Kombëtarja është në prag të sfidës së raundit të tretë kualifikues për Botërorin.

Ndeshja me Serbinë do të zhvillohet pikërisht në “Arena Kombëtare”, më 7 qershor ora 20:45.

LETRA:

“Nderuar Zoti Sylvinho Mendes Campos

Unë jam Selami Jenishehri Deputet i Kuvendit të Shqipërisë i legjislacionit të IX të Republikës së Shqipërisë dhe trainer futbolli (ish këshilltar i trajnerit të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Ngaqë kisha nxjerrë një lloj stërvitje për me aftësue futbollistat teknikisht e që me porosi të FSHF u eksperimentua dhe doli që ishte në nivel shumë më të lartë se ajo që publikonte FIFA dhe që e dini Juve.

Meqenëse ndeshja me Serbinë është e një rëndësie dhe politike e nje rëndësie të vecantë dhe futbollistët shqiptarë që ju keni në dispozicion nuk kanë si ta dijnë, po ju lutëm të më jepni mundësinë të ju a vë në dispozicion futbollistëvë (sidomos sulmues, por jo vëtëm) që të bëj që 100% ndeshjen ta fitojmë më Serbinë.

E kuptoj vështirësinë Tuaj që ta besoni, por është një e vërtetë e madhe, që do ta shohësh vetë për 3-4 ditë futbollistët e fitojnë atë shprehi për ta ekzekutuar në lojë.

Me shpresë se keni dëshirën Tuaj të padiskutueshme për ta fituar ndeshjën Shqipëri – Serbi do të plotësoni kërkesën time që futbollistët të njihen me këtë progres, e ndeshja sigurisht të fitohet me rezultat të mirë nga Shqipëria”.

f77d1670-3ccd-4523-b4f9-4e5ed56c7d42

Publikuar nga Publik Media