E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Selin dhe Gimbo s’fshihen më, puthje ‘përvëluese’ mes tyre (Video)
Lajme

Selin dhe Gimbo s’fshihen më, puthje ‘përvëluese’ mes tyre (Video)

Konfirmohet çifti i parë në Big Brother VIP

Raporti mes Gimbos dhe Selinit brenda shtëpisë së Big Brother VIP duket se po merr një drejtim gjithnjë e më të qartë. Pas disa ditësh me ngacmime, batuta dhe diskutime që tërhoqën vëmendjen e banorëve dhe të publikut, dyshja duket se ka kaluar në një fazë më të hapur të afrimitetit të tyre.

Gjatë orëve të vona të natës, kur pjesa më e madhe e banorëve po pushonin dhe ambienti në shtëpi ishte më i qetë, Gimbo dhe Selini janë parë shumë pranë njëri-tjetrit. Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ata shfaqen duke shkëmbyer një puthje në buzë, një moment që për shumë ndjekës është interpretuar si konfirmim i lidhjes që po krijohet mes tyre.

Afrimi mes dy banorëve nuk është i papritur për publikun e formatit. Ditët e fundit ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa bisedat dhe situatat e krijuara në oborr me banorë të tjerë – përfshirë edhe Gretën – kishin shtuar spekulimet për natyrën e raportit të tyre.

Pas këtij momenti, gjithçka lë të kuptohet se Gimbo dhe Selini nuk po përpiqen më ta mbajnë të fshehtë afrimin mes tyre, duke e shfaqur më hapur marrëdhënien në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.