E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndizet rrjeti, Gimbo ‘i rrëmben’ puthjen e parë Selin (VIDEO)
Showbiz

Ndizet rrjeti, Gimbo ‘i rrëmben’ puthjen e parë Selin (VIDEO)

Gjatë një momenti të papritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, mes Gimbo dhe Selin ka ndodhur puthja e tyre e parë.

Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, Gimbo vendosi të bëjë një veprim të papritur dhe e puthi Selinin në buzë. Banorja nuk e kishte pritur këtë gjest dhe reagoi menjëherë pas momentit.

Pas puthjes, Selin iu drejtua atij me fjalët: “O idiot”, ndërsa më pas u largua nga krevati.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Gimbo: Edhe nuk reagon keq, je shumë e qetë.

Selin: Pse, kur kam reaguar keq?

Gimbo: Do të ta tregoj kur ke reaguar keq.

Selin: Tani do të ma tregosh ti mua?

Gimbo: Ke për ta zbuluar.

Selin: Gimbo, ma thuaj, ose u çova dhe ika dhe flasim kur të ma tregosh.

Gimbo: A e di kur ke reaguar? Tani, ja tani. (e puth në buzë)

Selin: O idiot.

Gimbo: A të thashë? O mikrofonin, o Selin.

Momenti ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe pritet të komentohen reagimet e banorëve të tjerë në vazhdim të spektaklit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.