E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sërish shifra të larta, sa viktima dhe të infektuar me covid19 u regjistruan sot në Shqipëri
Publik News

Sërish shifra të larta, sa viktima dhe të infektuar me covid19 u regjistruan sot në Shqipëri

TIRANË – Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 7 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Numri i viktimave është i njëjtë me një ditë më parë, ndërsa mosha varion nga 50 vjeç deri në 75 vjeç.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Durrësi 50 dhe 63 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 67 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Saranda 67 vjeç, një qytetare nga Berati 74 vjeç, një qytetar nga Tirana 75 vjeç”

Krahasur me dje, numri i infeksioneve ka njohur rritje të lehtë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3015 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 547 qytetarë.

“238 në Tiranë, 28 në Berat, 26 në Fier, 23 në Kamëz, 22 në Elbasan, 21 në Vlorë, Shkodër, 17 në Durrës, 13 në Korçë, 12 në Sarandë, Gjirokastër, 10 në Mallakastër, 6 në Lezhë, Kolonjë, Kuçovë, 5 në Kukës, Kurbin, Rroskovec, Lushnje, Pogradec, Gramsh, 4 në Krujë, Vorë, Mat, Përmet, 3 në Patos, Divjakë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dimal, Peqin, 1 në Tropojë, Kavajë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Dropull, Devoll, Poliçan, Cërrik, Belsh, Librazhd”

Janë  7,692 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Të shëruar

Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,279 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Tetor 2021)

Raste të reja ditore          547
Të shëruar në 24 orë       409
Të shtruar në spitale       154
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                 3015

Testime totale              1,304,222
Raste pozitive                184,887
Raste të shëruara           174,279
Raste Aktive                     7,692
Humbje jete                      2,916

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,915
Fier                 887
Durrës           642
Shkodër         504
Elbasan          343
Vlorë               322
Gjirokastër     264
Berat              230
Lezhë            190
Korçë              190
Kukës             125
Dibër               83

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.