E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA/ Mjeku shqiptar bën apel që të gjithë qytetarët të bëjnë vaksinën anti COVID
Lajme

SHBA/ Mjeku shqiptar bën apel që të gjithë qytetarët të bëjnë vaksinën anti COVID

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar tashmë vaksinimi i qytetarëve me vaksinën anti COVID, Pfizer.

Të shumtë kanë qenë personat që e kanë bërë këtë vaksinë por një ndër t’a është edhe shqiptari Arjet Gega. Ai është një mjek i sëmundjeve Infektive dhe asistent profesor në shtetin e Connecticut-it.


Mendimin e tij për vaksinën Gega e ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ku shprehet se ajo është e sigurt dhe efikase ndaj të gjithë duhet t’a bëjnë. Gjithashtu në faqen e tij ai ka publikuar një video, gjatë të cilës atij i injektohet doza e parë e vaksinës së miratuar së fundmi nga SHBA për përdorim emergjent.


“Bëra vaksinën për Covid-19. Ju lutem bëjeni vaksinën sa më shpejt të jetë e mundur, pasi t’i keni të disponueshme në vendin tuaj. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive”, – shkruan ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.