E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA  ndihmon  Ukrainën  nga sulmet kibernetike të Rusisë
Bota

SHBA ndihmon Ukrainën nga sulmet kibernetike të Rusisë

Komanda Kibernetike e SHBA-së ka rritur përpjekjet për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës nga kërcënimet e hakerimit që nga pushtimi i Rusisë në fund të shkurtit.

Specialistë kibernetikë janë trajnuar për të analizuar aktivitetin kibernetik – në Ukrainë për më shumë se dy muaj për të ndihmuar Kievin të përgatitet për sulmet e mundshme kibernetike që vijnë nga Rusia. Gjeneral Paul Nakasone, kreu i Komandës Kibernetike dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare, i tha Komisionit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit se mbështetja e Komandës Kibernetike për Ukrainën ka përfshirë gjithashtu “mbështetje analitike në distancë” dhe ndihmën në mbrojtjen e rrjeteve kritike kompjuterike nga jashtë vendit.

“Ata kanë qenë në Ukrainë për një kohë të gjatë”, u shpreh ai.

Ndërkohë që ka pasur një sërë incidentesh hakerimi të lidhura me Rusinë kundër organizatave ukrainase që nga fillimi i luftës, edhe pse jo me nivelin e hakerimeve shkatërruese kundër infrastrukturës kritike që disa analistë i frikësoheshin.

Një përjashtim ishte një sulm kibernetik në fillimin e luftës që rrëzoi shërbimin e internetit për dhjetëra mijëra modemë satelitorë në Ukrainë dhe në Evropë.

Zyrtarët amerikanë po hetojnë atë incident si një hakerim i mundshëm rus i sponsorizuar nga shteti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.