E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR, Adry Glover takime me Bashen e Kreymadhin
Politikë

Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR, Adry Glover takime me Bashen e Kreymadhin

Pas raportit të ashpër për votimet e 30 qershorit, Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR, Adry Glover do të zhvillojë sot një sërë takimesh me krerët e partive politike.

Mësohet se Glover do të takohet me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha ditën e sotme në orën 12:00 në selinë blu.

Ndërkohë që në axhendën e Adry Glover parashikohet dhe një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Takimi është programuar të zhvillohet në orën 14:00 në selinë e LSI.

Ditën e sotme, kreu i PD-së, Lulzim Basha pritet të zhvillojë gjithashtu dhe një takim me Kryeministrin italin, Giuseppe Conte. Ky takim do të zhvillohet në orën 17: 00 rezidencën e Ambasadës Italiane në Tiranë.

kryemadhi glover

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.