E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjike në Greqi, shqiptari vret të dashurën dhe më pas veten
Bota

Tragjike në Greqi, shqiptari vret të dashurën dhe më pas veten

Një shqiptar është identifikuar si autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë, ku një grua 45-vjeçare u vra me armë zjarri dhe më pas autori i dyshuar i dha fund jetës.

Bëhet fjalë për Altin Allmuçën, rreth 50 vjeç.

Sipas raportimeve, Allmuça qëlloi për vdekje të dashurën e tij, Lulieta Obzovën, dhe më pas u vetëvra me të njëjtën armë.

Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një konflikti mes çiftit. Sipas burimeve, ata nuk ishin të martuar, por kishin një marrëdhënie të shoqëruar me konflikte dhe dyshohet se xhelozia ka qenë shkak i përplasjes së fundit.

Çifti dyshohet se është konfliktuar jashtë hyrjes së pallatit. Më pas, 50-vjeçari ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar disa herë ndaj 45-vjeçares, e cila ka mbetur e vdekur në korridorin e ndërtesës.

Pak më vonë, Allmuça ka qëlluar veten në kokë me të njëjtën armë. Arma është gjetur nën trupin e viktimës.

Sipas mjekut ligjor që ka këqyrur trupat, bëhet fjalë për një vrasje dhe më pas vetëvrasje.

Në pallatin ku ndodhi ngjarja ka kamera sigurie, të cilat kanë filmuar momentet e krimit. Pamjet pritet të jenë pjesë e hetimeve të autoriteteve greke për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Mësohet gjithashtu se në zonën ku ndodhi ngjarja banonte edhe vajza e 45-vjeçares.

Sipas burimeve për mediat, Allmuça merrej me boks. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të dokumentuar dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.