Shërbimi Sekret: Atentatori i Trump është neutralizuar, të paktën një i vdekur në tubim
Shërbimi Sekret në SHBA njoftoi se atentatori i presidentit Donald Trump është neutralizuar. Zyrtarët thonë se ka të paktën një të vdekur në mitingun elektoral, me mundësi edhe një të dytë. Sipas Shërbimit Sekret, presidenti Trump është mirë. Ekspertët kanë vlerësuar reagimin e shpejtë truprojave të Donald Trump. Senatori Marco Rubio tha se presidentin e ruajti Zoti. Aktualisht Trump gjendet në një spital rajonal në Pensilvani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



