E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shërbimi Social i vjen në ndihmë 33-vjeçares dhe i lë kujdestarinë e fëmijëve
Lajme

Shërbimi Social i vjen në ndihmë 33-vjeçares dhe i lë kujdestarinë e fëmijëve

Shërbimi Social pranë Bashkisë së Durrësit ka vendosur të mos i heqë kujdestarinë nënës së tre fëmijëve të mitur, e cila një ditë më parë ishte akuzuar nga ish-vjehrra e saj për braktisje dhe mungesë përgjegjshmërie ndaj fëmijëve.

Pas shqyrtimit të rastit nga Grupi Teknik i ngritur pranë shërbimit social, u vendos që fëmijët të qëndrojnë pranë nënës, ndërkohë që janë marrë një sërë masash emergjente për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe kujdesit shëndetësor.

Ndërhyrjet e menjëhershme kanë përfshirë sigurimin e ushqimeve, veshmbathjeve dhe medikamenteve të nevojshme për trajtimin e fëmijëve, të cilët ndodhen nën kujdes mjekësor në spital. Dezinfektimi i banesës është marrë përsipër nga dy organizata joqeveritare aktive në fushën sociale.

Sipas planit të ndërhyrjes, janë parashikuar masa konkrete si krijimi i kushteve higjieno-sanitare për familjen, dezinfektimi i ambientit të banimit, mbulimi i shpenzimeve për medikamente, si dhe vendosja e masës së mbikëqyrjes së specializuar në familje. Po ashtu, do të ofrohet program prindërimi dhe këshillim psikologjik për nënën dhe fëmijët.

Ndihma materiale për familjen përfshin sigurimin e veshmbathjeve për tre fëmijët, pako ushqimore dhe produkte higjieno-sanitare. Gjithashtu, nëna është orientuar për transferimin e gjendjes civile në qytetin e Durrësit, me qëllim përfitimin e shërbimeve sociale, si aplikimi për fondin e veçantë, strehim social apo bonus qiraje.

Sipas autoriteteve vendore, rasti do të vijojë të monitorohet nga strukturat përkatëse, me qëllim garantimin e sigurisë, mirëqenies dhe interesit më të lartë të fëmijëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.