E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherri në Kamëz/ Jeton Lami përplasje me FNSH
Flash

Sherri në Kamëz/ Jeton Lami përplasje me FNSH

 

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur ditën e djeshme në një lokal në Kamëz. Dyshohet se protagonist i sherrit është Jeton Lami, ish-oficer i Forcës së Posaçme Operacionale dhe personi i fundit që ka shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij.

Konkretisht, konflikti është regjistruar pranë ambienteve të një lokali, kur ish-oficeri Jeton Lami, i cili ka qenë nën shoqërinë e disa personave është përplasur me një grup tjetër personash mes të cilëve dyshohet se ka qenë dhe një efektiv i Forcave të ndërhyrjes së shpejtë i identifikuar si Robert Uku.

Ky i fundit është përpjekur të ndajë të përfshirët në konflikt, por janë përballur me kërcënime nga ish-oficeri i operacionales Jeton Lami. Policia ka nisur hetimin në lidhje me ngjarjen teksa fillimisht nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore janë pezulluar nga detyra dy efektivë të komisariatit numër 5 të cilët dyshohet se nuk kanë kryer veprimet procedurale.

Po ashtu janë sekuestruar edhe pamjet filmike, ku u regjistrua konflikti, ndërkohë që hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.