E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shisnin drogë në Dhërmi, 2 persona përfundojnë në pranga
Lajme

Shisnin drogë në Dhërmi, 2 persona përfundojnë në pranga

Dy persona janë arrestuar në Dhërmi, pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike pranë një beach bar-i. Operacioni policor, i koduar “Ruloti”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.

Në pranga kanë rënë F. B., 31 vjeç, banues në Fier, dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë. Sipas Policisë, dy të rinjtë u kapën në flagrancë në fshatin Dhërmi, teksa posedonin doza të dyshuara kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se i kishin për qëllim shitjeje.

Gjatë ndërhyrjes, efektivët kryen kontrolle të mëtejshme në automjetin e 31-vjeçarit, si dhe në rulotën ku ai qëndronte. Kontrollet çuan në gjetjen e dozave të tjera të lëndëve të dyshuara narkotike.

Në total, autoritetet sekuestruan si provë materiale rreth 150 doza të dyshuara kokainë dhe kanabis, ndërsa u sekuestrua edhe automjeti i 31-vjeçarit.

Operacioni “Ruloti” u finalizua pas administrimit të informacionit të siguruar nga strukturat e hetimit për një rast të dyshuar të shitjes së narkotikëve në zonën e Dhërmiut.

Pas arrestimit të dy personave, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për vijimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.