Një 21-vjeçar i identifikuar si Rei Kapaj, është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi shpërndante doza kanabisi në qytet.
Blutë kanë sekuestruar 60 doza me lëndë narkotike cannabis sativa në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të kontrolleve intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat urbane dhe turistike, ka vijuar të ushtrojë kontrolle në lagje të ndryshme të qytetit, ku si rezultat:
Në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, u kap në flagrancë shtetasi R. K., 21 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, i cili dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza dhe e shiste atë në zona të ndryshme të qytetit.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 60 doza lënde narkotike të llojit cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, u bë arrestimi i këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.