E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arresohet drejtuesi i skafit që aksidentoi turistin gjerman
Flash

Arresohet drejtuesi i skafit që aksidentoi turistin gjerman

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 13:40, kur një 27-vjeçar nga Orikumi aksidentoi rëndë një turist gjerman 46-vjeçar, i cili pësoi prerje në gjymtyrë nga helika e një skafi. Sot, 27-vjeçari është vënë në pranga nga policia.

Sipas informacionit zyrtar, i riu po drejtonte një gomone me dokumentacion të rregullt dhe jashtë zonës së sigurisë së përcaktuar, kur aksidentalisht goditi dhe dëmtoi 46-vjeçarin gjerman, identifikuar me inicialet D.S.

Ngjarja ndodhi në një zonë ku turistët po notonin dhe zhyteshin pranë mjeteve lundruese. 46-vjeçari po zhytej në ujë kur u godit aksidentalisht nga gomonia që drejtohej nga 27-vjeçari, duke pësuar lëndime të rënda.

Menjëherë pas incidentit, autoritetet lokale u njoftuan dhe forcat e rendit ndërhynë, duke arrestuar sot drejtuesin e gomones, në pritje të veprimeve të mëtejshme ligjore. Ndërkohë, 46-vjeçari gjerman u dërgua me urgjencë në spital për ndihmën mjekësore të nevojshme.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe po verifikon nëse janë respektuar të gjitha rregullat e sigurisë në zonën ku ndodhi aksidenti. Ngjarje të tilla nxisin nevojën për rritjen e kujdesit dhe respektimin e zonave të sigurisë në bregdet, për të garantuar mbrojtjen e jetës së pushuesve dhe turistëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.