E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Shitet PD-ja, jepet me qira PS-ja”: Përplasja epike Rama–Bardhi!
Lajme

“Shitet PD-ja, jepet me qira PS-ja”: Përplasja epike Rama–Bardhi!

Në kulmin e përgatitjeve për fushatën në Tiranë, një postim ironik nga kryeministri Edi Rama ka ndezur sërish përplasjen mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Teksa PS ka nisur organizimin për zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet, Rama ka publikuar në Facebook një foto nga Dega 1 e PD-së në Tiranë, ku në xhamin e godinës shihet një tabelë me mbishkrimin “Shitet dyqani”, duke e shoqëruar me një dozë të fortë ironie ndaj gjendjes aktuale të opozitës.

Reagimi nga selia blu nuk ka vonuar. Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, ka publikuar një kundërpërgjigje vizuale, këtë herë me një foto të selisë së PS-së. Në imazh dallohet një njoftim “Jepet me qira” ngjitur në xham dhe një poster i Erion Veliajt pas hekurave, duke dhënë një efekt vizual që e paraqet kryebashkiakun në një pozicion “të burgosur”.

“Përgjigje për kryeministrin karagjoz të Shqipërisë”, shkruan Bardhi në Facebook, duke shënjuar një tjetër shkëmbim thumbash në prag të një gare të fortë elektorale në kryeqytet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.