E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohet drejtori i Rilindjes/ Burri i zv.ministres largohet për fjalorin banal…
Publik News

Shkarkohet drejtori i Rilindjes/ Burri i zv.ministres largohet për fjalorin banal…

Aurel Voda, bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda, shkarkohet nga detyra, pas fjalorit banal të përdorur në rrjetet sociale.

Vendimin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në Twitter. “I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”, shkruan ajo.

Aurel Voda mbante postin e drejtorit të shërbimit parësor dhe spitalor, FSDKSH.

Pas dështimit të qeverisë Rama në hapjen e negociatave, Voda ishte një nga zyrtarët që ka shpërthyer me fjalor banal, ndaj Presidentit francez Macron, qytetarëve dhe çdokujt që mendonte ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.