E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/33-vjeçari u gjet i vrarë në makinë, policia del me njoftim
Lajme

Shkodër/33-vjeçari u gjet i vrarë në makinë, policia del me njoftim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një person është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Mësohet se 33-vjeçari Ramazan Mata është gjetur i ekzekutuar me armë në automjet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragoç të Postribës. Sipas informacioneve të para, mësohet se trupi i pajetë u gjet në makinë nga banorët e zonës, ndërsa dyshohet se viktima është qëlluar nga jashtë makinës.

Ende nuk dihen detaje në lidhje me ngjarjen apo identitetin e personit të ekzekutuar dhe autorit.

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje, lidhur me vrasjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Shkodër.

Sipas Policisë, rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. Mataj, 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Nga të dhënat e deritanzishme nuk ka informacione se kush mund të ketë qëlluar ndaj 33-vjeçarit dhe motivet që çuan në vrasjen e tij, por Policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.