Shkodër/ Gjendet trupi i 3-vjeçarit në lumin Buna; vijojnë kërkimet për nënën

Trupi i 3-vjeçarit u gjet 5 ditë pasi nëna Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin Bunë të Shkodrës bashkë më 3 fëmijët e saj.

Gjendet trupi i pajetë i 3-vjeçarit në lumin Buna në Shkodër.

Pas kërkimeve intensive, trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale RENEA në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.

Trupi i 3-vjeçarit u gjet 5 ditë pasi nëna Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin Bunë të Shkodrës bashkë më 3 fëmijët e saj.

Polumbarët e RENEA-s, ushtria si dhe autoritetet vijuan kërkimet për ditë me radhë për trupat e nënës dhe djalit 3 vjeç, i cili u gjet sot.

Kujtojmë se më herët janë gjetur trupat e dy vajzave, 6 dhe 9 vjeç. Ndërkohë kërkimet vijojnë edhe për gjetjen e trupit të 39-vjeçares Alma Arrazi.

Kujtojmë se 39-vjeçarja Alma Arrazi u hodh nga ura e lumit Buna mbrëmjen e 2 majit, një akt vetëvrasje që dyshohet se është pasojë e dhunës nga kryefamiljari 31-vjeçar Erdgys Arrazi, i dënuar më parë për drogë.

Shkak për këtë hap ekstrem dyshohet se është bërë presioni dhe dhuna e ushtruar nga bashkëshorti i 39-vjeçares, i cili pas ngjarjes është arrestuar nga autoritetet.

Ai ka deklaruar para policisë se ka pasur përplasje me bashkëshorten por që nuk ka dhunuar ndonjëherë fëmijët.

31-vjeçari mësohet se kishte kohë që i kishte dhënë fund jetës bashkëshortore me 39-vjeçaren, pasi kishte nisur një lidhje të re me një grua tjetër.

Publikuar nga Publik Media