E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkon në 65 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri
Publik News

Shkon në 65 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Një rast i ri për një person të prekur me koronavirus në Shqipëri raportohet në këto momente.

News 24 bën me dije se, pacienti i ri me covid-19 është një grua 85 vjeç nga Patosi, Fier, e cila pasi ka kryer analizat ditën e sotme ka rezultuar pozitive. Sipas informacioneve paraprake, 85 vjeçarja është nëna e një pacienti po ashtu i infektuar me koronavirus që është shtruar pak ditë më parë në Spitalin Infektiv.

Me rastin e sapo raportuar, numri total i të prekurve në Shqipëri shkon në 65, jo zyrtarisht pasi nuk ka njoftim zyrtar. Ndërkohë, sapo është mësuar se gruaja nga Patosi ka rezultuar pozitive me covid-19 është nisur me urgjencë drejt Infektivit në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.