E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shokuese: I riu masakron me thikë partneren
Bota

Shokuese: I riu masakron me thikë partneren

Një ngjarje e rëndë dhune ka ndodhur në Las Vegas të SHBA’ve, ku një person ka rrahur dhe ka tentuar ta vrasë të dashurën e tij, mirëpo policia ka arritur me kohë dhe e ka parandaluar tragjedinë.

Një episod shokues ka ndodhur në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që u mbyll me një viktimë dhe një të plagosur rëndë.

Por, në këtë rast, viktimë ka mbetur agresori pasi policia ka ndërhyrë në kohë.

Një efektive e forcave të rendit ishte duke patrulluar me makinë kur u gjend para një skene të tmerrshme.

Një i ri kishte shtrirë në tokë partneren dhe po e godiste me thikë. Ajo zbriti nga makina menjëherë dhe i drejtoi armën 30-vjeçarit Wlliam Fuller për t’u dorëzuar.
Ky i fundit, i mbytur nga gjaku i të dashurës nuk dorëzohet por tenton të sulmojë policen.

Ajo pas bën disa hapa prapa, detyrohet të hapë zjarr. 30-vjeçari u godit dy herë dhe humbi jetën pas disa orësh në spital.

Ndërkohë  dashura e tij fatmirësisht shpëtoi edhe pse ishte goditur disa herë dhe kishte marrë plagë të rënda

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.