E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, antikushtetues.
Lajme

Shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, antikushtetues.

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë sot me anë të letre drejtuar Kuvendit ku thuhet se shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi është antikushtetues, shorti i programuar për ditën e enjte dhe se Kryetari i Kuvendit po zhbën kriteret ligjore për kandidatët  pasi “qëllimi i PS-së është kapja e e organeve të reja të drejtësisë.”

Sipas PD-së, “KED nuk mund të zgjidhet pa ngitjen e organeve qeverisëse të drejtësisë, KLGJ-KLP ndaj PD-ja kërkon ndërprerjen e menjëhershme të procedurës antikushtetuese dhe të merret opinioni i Këshillit të Legjislacionit.”

Reagimi i PD ka ardhur pasi Kuvendi i Shqipërisë ka caktuar hedhjen e shortit të enjten për 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED. Ata do të zëvendësojnë anëtarët e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi. (KEPD) dhe janë 2 nga Gjykata Kushtetuese, 1 nga Gjykata e Lartë, 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 gjyqtarë dhe 2 prokurorë nga Apeli dhe 1 gjyqtar nga Gjykata Administrative.

Për hedhjen e shortit kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë. Ndaj Partia Demokratike ia  ka shprehur këtë qëndrim Kryetarit të Kuvendit nëpërmjet një letre nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Edmond Spaho.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.