E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërndante heroinë, 48-vjeçari përfundon në prangat e policisë
Lajme

Shpërndante heroinë, 48-vjeçari përfundon në prangat e policisë

Një operacion policor ka çuar në prangosjen e një 48-vjeçari në zonën e Fushë-Kuqes, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kontrollit në ambientet e banesës së tij, u zbuluan 144 bimë të dyshuara cannabis sativa të mbjella në oborr. Dyshohet se ato ishin kultivuar me qëllim përpunimin dhe nxjerrjen në treg të lëndës narkotike.

Hetimet paraprake tregojnë se i arrestuari nuk merrej vetëm me kultivimin, por edhe me furnizimin dhe shpërndarjen e heroinës tek persona të tjerë. Gjatë kontrollit fizik në banesë, shërbimet e policisë sekuestruan rreth 776 gramë substancë të dyshuar heroinë, si dhe një peshore elektronike që dyshohet se përdorej për ndarjen e dozave.

Autoritetet bëjnë me dije se puna hetimore vijon për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e paligjshëm dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet.

Ndërkohë, materialet i janë përcjellë organit të akuzës për ndjekjen e mëtejshme ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.