E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Shpërthejnë” përgjimet në Shqipëri: 1771 pajisje nën survejim
Lajme

“Shpërthejnë” përgjimet në Shqipëri: 1771 pajisje nën survejim

1642 persona “nën lupën” e prokurorëve të rretheve

Raporti vjetor i Prokurorisë sê Përgjithshme për vitin 2025 nxjerr në pah rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të përgjimeve të komunikimeve elektronike si një nga mjetet kryesore për sigurimin e provave gjatë hetimeve paraprake.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 janë ekzekutuar 822 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata, si dhe 406 autorizime apo urdhra të dhëna nga prokurorët. Në total, ky instrument hetimor është përdorur në 356 procedime penale.

Përmes këtyre përgjimeve është bërë i mundur interceptimi i 1771 pajisjeve fundore, të përdorura nga 1642 persona të dyshuar, çka tregon për një shtrirje të gjerë të këtij mekanizmi në luftën kundër kriminalitetit.

Përdorimi i përgjimeve nuk është kufizuar vetëm tek Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), por është aplikuar gjerësisht edhe nga prokuroritë e rretheve, duke reflektuar një qasje më të koordinuar dhe intensive në hetimin e veprave penale.

Ku janë përdorur më shumë përgjimet?

Të dhënat tregojnë se përgjimet janë fokusuar kryesisht në zbardhjen e veprave të rënda penale:

  • Krimet në fushën e narkotikëve zënë peshën më të madhe me 29%
  • Krimet kundër personit përbëjnë 23%
  • Korrupsioni dhe veprat penale lidhur me detyrën arrijnë në 14%
  • Vepra të tjera përbëjnë 12%
  • Vjedhje dhe mashtrime: 7%
  • Falsifikime, pastrim parash dhe kontrabandë: 4%
  • Krime kundër pronës: 4%
  • Vepra kundër kufijve: 4%
  • Vepra penale lidhur me armët: 3%

Raporti thekson se përgjimet janë përdorur veçanërisht në hetimet ndaj grupeve të strukturuara kriminale dhe organizatave kriminale, ku kanë shërbyer si prova kyçe për dokumentimin e aktivitetit të paligjshëm.

Gjithashtu, ky mjet është aplikuar edhe në hetime proaktive për parandalimin e krimeve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, jetën e qytetarëve, autoritetin e shtetit si dhe për goditjen e trafiqeve të paligjshme.

Në tërësi, të dhënat e vitit 2025 tregojnë një rritje të ndjeshme të përdorimit të përgjimeve, duke e konfirmuar këtë instrument si një nga armët më të forta të prokurorisë në luftën kundër kriminalitetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.