E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthejnë qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg (VIDEO)
Lajme

Shpërthejnë qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg (VIDEO)

Mijëra qytetarë janë mbledhur në kryeqytet në protestën e dytë në mbrojtje të Zvërnecit, duke rritur presionin ndaj qeverisë për anulimin e projektit të kundërshtuar.

Tubimi nisi fillimisht para Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit u grumbulluan në mënyrë paqësore, për të vijuar më pas me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë gjithë itinerarit, qytetarët kanë artikuluar thirrje të forta si “dorëheqje”, duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë.

Pankartat e mbajtura në duar pasqyronin qartë qëndrimin e protestuesve. Mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe “Anulo projektin” dominonin turmën, ndërsa nuk mungonin edhe slogane politike të drejtpërdrejta, ku kërkohej përgjegjësi për të gjithë klasën politike.

Një pjesë e protestuesve kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj të dy krahëve të politikës, duke i konsideruar përgjegjës për situatën e krijuar në Zvërnec. Slogane si “Rama në burg, Berisha në burg” janë dëgjuar gjatë marshimit, duke reflektuar një klimë të përgjithshme mosbesimi ndaj aktorëve politikë.

Kjo protestë vjen pas një mobilizimi të gjerë një ditë më parë, ku mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjeve të shpërndara në rrjetet sociale. Tubimi i parë përshkoi disa nga institucionet kryesore të Tiranës, duke nisur nga Drejtoria e Policisë, për të vijuar drejt Ministrisë së Brendshme dhe për t’u përmbyllur para Kryeministrisë.

Protestat për Zvërnecin po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha, ndërsa kërkesa kryesore mbetet ndalimi i projektit dhe transparencë e plotë nga institucionet përgjegjëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.