E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trondit 34-vjeçarja: Bledar Bakaj më përdhunoi në sy të djalit!
Lajme

Trondit 34-vjeçarja: Bledar Bakaj më përdhunoi në sy të djalit!

Merita Gremaj tregon për një episod të rëndë të pretenduar dhune dhe kërcënimesh. Ajo thotë se familjarë të Bledar Bakajt i kanë kërkuar të tërheqë denoncimin dhe rrëfen se është dërguar në varreza dhe kërcënuar me thikë.

Merita Gremaj, 34 vjeç, e cila ka bërë denoncim ndaj Bledar Bakajt për akuza për dhunë dhe përdhunim, ka rrëfyer detaje të tjera gjatë një interviste televizive.

E ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, në intervistën e autores dhe moderatores Evis Ahmeti, Gremaj ka dhënë versionin e saj për ngjarjet, duke ngritur akuza të rënda ndaj Bakajt.

Sipas dëshmisë së saj, dhuna seksuale dhe fizike ka ndodhur edhe në prani të djalit të Bakajt. Ajo pretendon gjithashtu se është kërcënuar në raste të tjera dhe se është dërguar në varreza, ku, sipas saj, Bakaj i ka bërë kërcënime për jetën.

34-vjeçarja ka deklaruar se pas denoncimit ka pasur edhe persona të afërt me Bakajn që kanë shkuar tek ajo për t’i kërkuar të tërheqë kallëzimin.

Sipas saj, dy persona që ajo i identifikon si nipër dhe kushërinj të Bakajt kanë shkuar edhe në spital, ku i kanë kërkuar që situata të qetësohej dhe të hiqte denoncimin, duke i përmendur edhe mundësinë e një hasmërie.

“Ne jemi të traumatizuar. Babait ia ka këputur këmbën. Ne jemi akoma të kërcënuar. Bledar Bakaj ka shokë edhe policët në Roskovec. Më kanë ardhur dy njerëzit e tij e më kanë thënë se bën mirë të heqësh denoncimin se do jemi në hasmëri.”

Gremaj ka treguar se personat kanë shkuar tek ajo në spital dhe, sipas saj, kanë qenë të afërt me Bakajn.

“Nuk më kanë kërcënuar, por më thanë që është mirë që situata të qetësohet, më thanë se atë do e lirojnë.”

Në pjesën tjetër të rrëfimit, 34-vjeçarja ka përshkruar një tjetër episod që, sipas saj, lidhet me kërcënimet që pretendon se ka marrë.

Ajo deklaron se Bakaj e ka çuar në varreza dhe i ka thënë se nuk do ta lejonte që trupi i saj të varrosej në Suk, ndërsa pretendon se ai mbante edhe thika dhe nuk e lejonte të largohej.

“Mua më çonte në varreza e më thoshte se varrin e këtu e trupin tënd nuk e lë të shkojë në Suk, se unë jam nga Suku. Mbante thika, nuk më linte të ikja.”

Gremaj ka bërë gjithashtu një pretendim lidhur me një episod që, sipas saj, ka ndodhur në ambientet e Politeknikut.

“Më ka marrë forcërisht në ambiente të Politeknikës. Dhe kur më përdhunonte, prezent ishte djali e thoshte ‘lëre se e vdiqe’. Është shumë e tmerrshme ajo që ka ndodhur.”

Deklaratat e mësipërme janë pjesë e dëshmisë publike të Merita Gremajt në televizion. Akuzat ndaj Bledar Bakajt mbeten pretendime të saj dhe verifikimi i tyre i takon organeve kompetente të drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.