E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Shpërthen’ rrjeti, lirohet nga burgu Kleviol Ahmeti
Lajme

‘Shpërthen’ rrjeti, lirohet nga burgu Kleviol Ahmeti

Lirohet nga burgu reperi i njohur Kleviol Ahmeti, i cili prej muajsh vuante dënimin në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier.

Sipas burimeve, 39-vjeçari ka përfunduar dënimin e tij, pasi ishte arrestuar dhe më pas ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në tetor të vitit 2025.

Ahmeti u dënua për veprat penale të përndjekjes dhe thyerjes së masës së sigurisë, akuza që lidhen drejtpërdrejt me konfliktin e bujshëm me reperin Rigels Rajku.

Çështja kishte marrë vëmendje të madhe publike në atë kohë, për shkak të përplasjes së fortë mes dy artistëve të njohur të skenës shqiptare.

Deri më tani, nuk ka ende një reagim zyrtar nga Kleviol Ahmeti pas lirimit të tij, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ai do t’i rikthehet muzikës apo do të qëndrojë larg vëmendjes publike për një periudhë.

Burime pranë reperit bëjnë me dije se ai mund të rikthehet shumë shpejt në qendër të vëmendjes.

Madje, sipas këtyre burimeve, reperi pritet që që sonte në mbrëmje të dalë live në rrjetet sociale, ku mund të japë deklarata dhe madje të publikojë materiale të reja muzikore, të lidhura me konfliktin me Noizy-n.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.