Shpërthimi tronditi Velipojën, qytetarët menduan se…

Këtë herë, në një hotel të qytetit, katër anëtarët e një familjeje, me mbiemër Gjoka, tre vajza dhe një djalë 11-vjeçar, kanë mbetur të plagosur dhe me djegie në 85-90% të trupit, nga shpërthimi i një bombole. Dy më të vegjëlit e shtëpisë janë në gjendje më kritike.
Shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të hotelit, ku ndodhet edhe kuzhina e tij.
Siç shihet edhe nga pamjet, kati i parë i hotelit është thuajse totalisht i shkatërruar dhe në oborr ndodhet edhe bombula e gazit e cila u bë shkak i ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë gazetari i Panorama raporton se sheh edhe gjurmë gjaku në oborrin e hotelit.
Nga raportimet e para, dyshohet që në hotel nuk ka pasur pushues të tjerë.
Hoteli ndodhet në plazhin e Velipojës, përballë rrugës numër 5 në zonën kryesore.
Qytetarët që kanë dëgjuar këtë shpërthim kanë menduar se mund të ishte dinamit apo lëndë plasëse se ka qenë një zhurmë e madhe. Shpërthimi është dëgjuar shumë në plazhin e Velipojës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



