E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët bëjnë të njëjtën gjë dhe presin rezultate të ndryshme
Flash

Shqiptarët bëjnë të njëjtën gjë dhe presin rezultate të ndryshme

“Çmenduria është të bësh vazhdimisht të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme”. Jo vetëm çmenduri, por edhe naivitet, ndofta fajësi…Kronika e vitit 2025 u mbyll me krizën e mungesës së ujit në qytetin kryesor turistik në vend, në Vlorë, zgjidhja ishte teknike gjithsesi ajo erdhi nga mbështetja e një shteti mik, duke ndjekur traditën: sa herë kemi nevojë, zjarre apo mungesë uji, tërmet apo epidemi, zgjidhja kërkohet dhe vjen nga jashtë, – këtu brenda ende nuk kemi mekanizma, mjete, burime dhe as aftësinë për parandalim apo zgjidhje.

Kemi qeveri, por mungon qeverisja; kemi parlament por mungon parlamentarizmi, kemi parti por mungon politika, kemi opozitë por mungon alternativa, kemi zgjedhje por mungon zgjidhja, kemi ligje por mungon zbatimi i tyre, kemi institucione por mungon integriteti i tyre, kemi treg por mungon konkurrenca, kemi akademi por mungon shkenca, kemi universitete por mungon dija, kemi media por mungon gazetaria, dhe në thelb, kemi shoqëri por mungon qytetaria, kemi shtet por mungojnë shtetarët. Kur shoqëritë ndodhen në kriza të tilla besimi dhe orientimi pritshmëritë bëhen minimale, shpesh edhe skajshëm pragmatiste…

…Në këto rrethana, 2026 nuk ka pritshmëri reale për të qenë vit ndryshimi, por vit konsumi/konsumimi. Ai sapo ka nisur. Kemi 365 ditë në dispozicion të ndryshojmë diçka nga fati ynë, duke ndryshuar së pari pritshmëritë tona dhe raportin tonë me to./ Afrim Krasniqi

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.