E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Shqipëria Bëhet” kërkesë në KQZ për referendum kombëtar
Lajme

“Shqipëria Bëhet” kërkesë në KQZ për referendum kombëtar

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka hedhur hapin e parë drejt një referendumi kombëtar, duke dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për pajisjen me formularin tip për mbledhjen e firmave.

Qëllimi i kësaj nisme është grumbullimi i të paktën 50 mijë firmave nga qytetarët, për të kërkuar zhvillimin e një referendumi kundër ligjit për investitorët strategjikë dhe atij të njohur si “paketa e maleve”.

Në një deklaratë për mediat, kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, u shpreh se këto dy ligje, sipas tij, dëmtojnë interesin publik dhe po përdoren për të justifikuar përfitime të padrejta.

Ai theksoi se nisma synon t’u japë qytetarëve mundësinë të vendosin drejtpërdrejt për këto çështje përmes një procesi referendar. Sipas Lapajt, lëvizja do të angazhohet në terren, në qytete dhe lagje të ndryshme, për të siguruar mbështetjen e nevojshme.

Duke iu referuar kuadrit ligjor në fuqi, ai shtoi se, nëse procedurat ndiqen pa pengesa dhe arrihet numri i kërkuar i firmave, referendumi mund të zhvillohet në vjeshtën e ardhshme. Megjithatë, ai nënvizoi se synimi është të mblidhen më shumë se minimumi i kërkuar, për të garantuar një mbështetje sa më të gjerë qytetare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.