E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria vendi UFO i planetit Tokë !
OP-ED

Shqipëria vendi UFO i planetit Tokë !

Ato që ndodhin në  Shqipërinë time e tuajën bashkë, veshtirë se i beson dot një mendje normale njerëzore !
E pabesueshmja,e tmerrëshmja, e pa mundura, e pa dëgjuara e pa para e pa parashikuara etj atje, unifikohen në një emërues të perbashkët normale  për një vend tashmë prej vitesh krejtësisht anormal.

Pas 90-tës aty kush nuk doli e kush nuk u vëtquajt i burgosur politik edhe pse mund të ishte dënuar për vjedhje, abuzime, mashtrime  dhe  krime te nivelit ordiner. Të burgosurit e vërtetë  politike të Diktaturës më të egër të Evropës u dënigruan tërësisht, u fyen, u injoruan, e u lanë në harresë, u perdorën politikisht dhe sot ndoshta ka mbetur ndonje” kokërr bio ” prej tyre të paktën sa për të na treguar ende realitetin skëterrë të asaj kohe kobzezë…

Pas viteve 90-të  aty askush prej kriminelëve e persekutorëve të shumtë të një populli të tërë nuk u dënua e nuk u gjykua për krimet e përbindëshme të ndodhura për gati një gjysëm shekulli
Nje vënd i stërmbushur me krime dhe pa kriminelë
Dhe normale kur gjarpërit që e zë njëherë nuk ja shyp kokën  do te ta haje koken.

Tirana e gjore kurrë nuk ka njohur një invazion e shkatërrim të tillë kaq barbar …saqë vendalinjtë e motçëm të të duken si të ardhur.

Sot veshtirë të  gjesh një vënd tjetër në bot ë ku njerëzit t’i kalojnë 10 orë nëpër kafene e restorante duke bërë politikë e llogje pazari e duke mare gjithë dynjanë nëpër gojë e qare hallet lagjes

Sot ky vend në mënyrën   më të turpshme vazhdon e mbahet peng nga 5 njerëz që kanë bërë e po bëjnë  me  popullin shqiptar  çfarë ju ka dashur e ju do bytha….Saliu..Nano..Rama ..Meta e se fundi edhe Basha  Keta 5 njerëz   mbeten ende Fjalëkryqi i tmerrshëm e përjetesisht i pazgjidhshëm i Shqiperise e i shqiptarëve sepse si dele vazhdojnë e besojnë të verbuar pas tyre sot e kësaj dite.

Ndaj edhe në Shqipëri Tradhëtari quhet Hero i pamoralshmi etiketohet moralist. Patrioti përbuzet si nacionalist ekstremist. Spiuni e krimineli i djeshëm, emerohet Minister ! Banditi ,hajduti e cubi zgjidhen Deputete  dhe Hashashi mbillet ne vend te hardhive te rrushit. Prostituta ka hyrë në Menute e Restoranteve dhe Hoteleve ..si ëmbëlsira  pas bukës…

Adriatik R. DOSTI

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.