E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët kërkojnë shkarkimin e tij, Gledis Nano lë pa pushime vere efektivët e vijës bregdetare
Lajme

Shqiptarët kërkojnë shkarkimin e tij, Gledis Nano lë pa pushime vere efektivët e vijës bregdetare

Vdekja tragjike e 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Potamit ka tronditur të gjithë vendin por ka rritur edhe frikën te shqiptarët se sa të sigurt jemi në kohën kur policët s’po mbrojnë por po vrasin. Ishte efektivi Arjan Tase ai që me një gomone të fuqishme i mori jetën 7-vjeçares e cila ishte duke u larë në breg të detit bashkë me babain e saj. Kjo vdekje solli reagime të forta nga qytetarët të cilët edhe protestuan duke kërkuar dorëheqjen dhe shkarkimin e ministrit Bledi Çuçi, ministres Mirela Kumbaro dhe drejtorit të Policisë, Gledis Nano.

Ky i fundit në një dalje për mediat ka njoftuar pezullimin e të gjitha lejeve për punonjësit e strukturave të policisë për vijat bregdetare dhe zonat turistike, deri në përfundimin e sezonit turistik. Sipas tij e gjitha kjo do bëhet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe dhe vendosjen e policisë në dispozicion të plotë.

Një lëvizje e tij nxjerr zbuluar Policinë e Shtetit, paaftësinë dhe kapacitetin e saj për të mbuluar një sezon turistik i cili vetëm si i tillë nuk mund të quhet. Pasi plazhet janë braktisur, çmimet janë në stratosferë dhe siguria në bregdet s’ekziston fare, pushuesit duhet të lahen bashkë në ujë me motorët dhe skafet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.