Shqiptari vret me çekiç bashkëshorten në sy të fëmijëve
Një krim i rëndë në një familje emigrantësh shqiptarë ka ndodhur pasditen e së dielës në qytezën Pove del Grappa në provincën e Vincezas në Itali. 51-vjeçari shqiptar Gëzim Alla ka dhunuar për vdekje me çekiç bashkëshorten e tij 39 vjeçe, Dorina Alla. mbi ngjarjen e rëndë, arrestohet 39 vjeçari
Pas vrasjes 51-vjeçari shqiptar ka telefonuar policinë, ku ka pranuar krimin dhe është dorëzuar tek forcat e rendit. Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç që në momentin e krimit ndodheshin në banesë. Ende nuk është zbardhur shkaku i vërtetë i krimit, por në hetimet e para motivet janë të dobëta e rrjedhë e një grindje mes bashkëshortëve që ka degjeneruar në një dhunë deri në vrasje.
Prej vitti 2017 familja shqiptare ishite transferuar në komunën Pove Del Grappa e autori i vrasjes punonte si murator, shkruan ora. Fqinjët rrëfejnë për mediat lokale se ishte një familje e qetë dhe e rezervuar. Fëmijët minorenë për momentin janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



