E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtatë urdhër -arreste nga prokuroria e Krujës, FNSH aksion në Tiranë
Lajme

Shtatë urdhër -arreste nga prokuroria e Krujës, FNSH aksion në Tiranë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke zhvilluar një aksion këtë mëngjes në Tiranë.

Janë lëshuar 7 urdhër -arreste nga prokuroria e Krujës.

Nga aksioni deri tani raportohet se dy persona janë arrestuar.

Burimet thanë se arrestimet vijnë pas hetimeve për dhunimin në banesë të biznesmenit Nazmi Çangu.

Biznesmeni Nazmi Çangu, i cili ra pre e një grabitjeje natën e 23 tetorit në Nikël, bëri me dije teksa foli për mediat se në grabitje kanë marrë pjesë 10 persona, të cilët pasi kanë izoluar familjarët e tjerë në katin e tretë të banesës, e kanë dhunuar atë vetë për t’i treguar çelësin e kasafortës.

Biznesmeni tregon se ata e kanë rrahur brutalisht, madje i kanë prerë dhe një gisht. Dyshohet se grabitësit kanë mundur të marrin rreth 100 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë.

“Më gjuajti me kauçuku poshtë gushën. I thashë ca policie jeni?! Më goditën. Njëri me automatik. Më gujatën sa deshën. Aty u përlesha me dy persona. Më kanë prerë gishtin gërshërë. Kërkonin çelësat e kasafortës. Kam bërtitur. Kisha dhe fëmijët brenda. (rënkon). Më lidhën dhe me fasheta të zeza. Aty i kam. I kam hequr në spitalin ushtarak. Më lidhën me duart dhe këmbë. Një e kam ngrënë, ai më ra me shkelm fytyrës. Kam rënë pa ndjenja.

I kam kërkuar ujë. Më kanë dhënë 4 herë. Më kërkonin çelësin e kasafortës. Por unë skam lekë këtu, i kam në bankë. Aty kisha një qese me 2 mijë lekshe, i kisha për të paguar betonin. 3 fasheta i kam pasur te këmbët. Një e kam kafshuar në dorë. Unë e dija se ku ishte çelësi i kasafortës. Ajo qesja kishte nja 20 mijë euro.

Do i çoja te betoni se do bënim një kanal në rrugë. Kishte nja 5-6 çelsa të shtëpisë dhe një çelës ishte i kasafortës. Bërtiti njëri; e gjeta. Mori kaçavidën dhe hapën kasafortën. Morën ca gjetën, shuma kam pasur. Dihet se nuk kanë ardhur për gjë tjetër. Kishin dy automatikë dhe pistoletë silenciator. 3 ishin të dhoma ime, 3 të dhoma tjetër, dhe 2 poshtë. Më tha jemi 19 veta, të kemi rrethuar shtëpinë. Më kanë dhunuar dhe familjarët. Gruaja bërtiste aty”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.