E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtetëzimi” i dializës zgjat pak, 49 mln € sërish për privatin
Uncategorized

Shtetëzimi” i dializës zgjat pak, 49 mln € sërish për privatin

Në fund të muajit të kaluar, qeveria shqiptare njoftoi shtetëzimin e shërbimit të dializës pas përfundimit të konçesionit 10 vjeçar.

Përmes një vendimi të posaçëm, Këshilli i Ministrave ngarkoi Operatorin e Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit për të ofruar jo vetëm dializën, por edhe kontrollin bazë mjekësor të popullatës, që ndryshe njihet si check up.

“Shërbimi i check-up-it dhe ai i dializës do të merren në dorëzim dhe do të ofrohen nga shteti,” deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, menjëherë pas mbledhjes së qeverisë në datën 30 korrik.

Por qeveria ka vendosur sërish nënkontraktimin e shërbimit, këtë herë për katër vjet. 

Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit shpalli në regjistrin e parashikimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik, një tender me vlerë 4.6 miliardë lekë ose rreth 49 milionë euro për ofrimin e shërbimit të dializës në pesë spitalet publike, Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan për një periudhë 4 vjeçare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.