E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtimi i rasteve me COVID, Komiteti i Ekspertëve: Situata paraqitet në nivel risku të shtuar
Publik News

Shtimi i rasteve me COVID, Komiteti i Ekspertëve: Situata paraqitet në nivel risku të shtuar

Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e sotme ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, ku kanë folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico është shprehur se situate paraqitete në një risk të shtuar.

Ajo tha se qytetarët duhet të rrisin bashkëpunimin me autoritetet e shëndetësisë dhe të rrespektojnë rregullat.

“Po shikojmë me vëmendje ecurinë e pandemisë në vend. Situata paraqitet në nivel risku të shtuar, sepse është rritur incidenca 14 ditore. Femrat janë prekur 52 për qind dhe meshkujt 48 për qind. Grup-moshat më të prekura janë ata më të moshuara. Kjo situatë kërkon bashkëpunim mes institucioneve shëndetësore dhe qytetarëve, me masa si distanca, maska,respektim të masave të vendosura kohët e fundit” tha Fico.

Ndërsa, Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se për shkak të shtimit të rasteve me Covid edhe koha e pritjes për qytetarët është rritur.

“Koha e pritjes për qytetarët është rritur, për disa arsye. Duke ditur që kryejmë 463 vizita, por ka dhe një procedurë ku nga këto janë 146 për COVID, epiket duhet të vishen dhe të shkojnë drejt pacientëve dhe triazhimin bëhet mbi bazën e gjendjes së një pacienti. Është një kontroll mjekësor, i thuhet qytetarit “nëse ka një përkeqësim njofto menjëherë” sepse menaxhimi bëhet nga prioriteti i përkeqësimit të sëmundjes”, tha Brataj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.