Shtrimet nga COVID, vetëm 10% e kapaciteteve spitalore janë të lira! Ja si paraqitet situata
Deri më tani janë ezauruar gati 90 për qind e kapaciteteve spitalore, çka do të thotë se nga 550 shtretër në 4 strukturat e dedikuara për trajtimin e pacientëve të infektuar, 492 prej tyre janë të zënë. Në terapi intensive janë 32 persona, nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar.
RASTET
Përkeqësimi i situatës solli edhe vendosjen e masave të reja kufizuese, siç ishte mbyllja e gjimnazeve në qytetet që janë me risk të lartë, si edhe ndalimi i qarkullimit pas orës 20:00 të mbrëmjes. E enjtja ka sjellë sërish një numër të lartë rastesh pozitive. Kështu, në 24 orë janë shënuar 1105 raste të reja nga rreth 4100 testime të kryera. “Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 399 raste në Tiranë, 113 raste në Vlorë, 82 raste në Sarandë, 73 raste në Fier, 42 raste në Krujë, 36 raste në Elbasan, 31 raste në Lezhë, 28 raste Mallakastër, 27 raste Lushnjë, 26 raste në Kuçovë, 22 raste në Berat, 20 raste në Kurbin, 16 raste në Peqin, 15 raste në Durrës, 14 raste në Kukës, 13 raste në Mat, Dibër, 12 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kavajë, 10 raste në Kolonjë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Korçë, Has, 6 raste në Kamzë, Pogradec, 5 raste në Bulqizë dhe Skrapar, 4 raste në Devoll, Librazhd, Delvinë, Ura Vajgurore, Patos, 3 raste në Tepelenë, 2 raste në Mirditë, Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, Finiq, Maliq, Libohovë, 1 rast në Divjake, Fushe-Arrëz, Selenicë, Belsh, Roskovec, Klos, Cërrik, Konispol”, bëhet me dije nga Ministria.
FATALITETET
COVID-19 i ka marrë jetën mjekut pneumolog nga Përmeti Rustem Keko. I shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv, Keko nuk ia ka dalë të mposhtë sëmundjen. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID: mjeku pneumolog nga Përmeti 73 vjeç, 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Vlora, të moshave 52-91 vjeç”. Nga fillimi i pandemisë janë 1,517 persona që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



