E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shuhet mjeshtri i futbollit  Miço Papadhopuli
Sport

Shuhet mjeshtri i futbollit Miço Papadhopuli

Futbolli shqiptar ka marrë sot një lajm të hidhur. Është ndarë nga jeta një prej ikonave, Miço Papadhopuli.

Legjenda e klubit të Partizanit pak ditë më parë bëri 86 vjeç

Papadhopuli konsiderohet si një prej lojtarëve më të mirë të historisë së klubit Partizani, por edhe të futbollit tonë.

 

 

Ai ishte pjesë e skuadrës së Partizanit gjatë periudhës së suksesshme në vitet 1950-1960, duke fituar 6 herë titullin kampion, teksa ka qenë edhe kapiten i të kuqve.

Gjatë karrierës së tij, Papadhopuli ka qenë pjesë e Kombëtares, teksa më pas ai ka patur detyra drejtuese, si shef teknik i Federatës, përgjegjës i sektorit të futbollit të Federatës dhe president i Federatës në vitin 1998.

Ai u vlerësua me titujt Mjeshtër i Madh, Mjeshtër i Merituar Sporti, si dhe President Nderi i Federatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.