Shuhet një nga ikonat e teatrit shqiptar Naum Shundi
Arti skenik shqiptar humbi sot një nga figurat e tij më të veçanta. Aktori dhe regjisori Naum Shundi është ndarë nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për teatrin.
Shundi u kujtua nga miqtë dhe kolegët si një njeri që solli frymë të re në skenë, duke treguar se teatri nuk ka nevojë për sallë të madhe që të jetë i madh. Një nga shfaqjet e tij më të paharruara, “38 ditë për të ndryshuar jetën”, mbetet simbol i guximit dhe i përkushtimit ndaj artit.
“Edhe pse nuk e ndryshove dot sëmundjen, ti ndryshove shumë gjëra – ndryshove konceptet e teatrit, tregove se edhe në një sallë të vogël mund të bëhet teatër i madh,” shkruajnë kolegët e tij në një mesazh lamtumire.
Teatri shqiptar humbi një ikonë, por kujtimi dhe puna e Naum Shundit do të mbeten frymëzim për brezat që vijnë.
Lamtumirë, Naum Shundi!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



