Shyqyri Kalemi u vra në Memaliaj, dy djemtë i kanë shpëtuar disa atentateve në Tiranë e Greqi
Shyqo Kalemi është babai i Andrea alias Adriatik Kalemit dhe Zamir Kalemit, të cilët iu kanë shpëtuar disa atentateve.
Më 9 gusht 2023, Andrea Kalemi i ka shpëtuar një atentati në Greqi ku kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.
Më 14 dhjetor 2023, ai është plagosur rëndë në “Koridhalos” në Greqi dhe autori një 28-vjeçar egjiptian dyshohet se ishte paguar për vrasjen e tij.
Më 12 janar 2024 është tentuar vrasja e vëllait të Andrea Kalemit. Zamir Kalemi ka qenë duke lëvizur me makinë në zonën e Selitës kur nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt tij.
Ka dyshime se vrasja e Shyqyri Kalemit ka si motiv hakmarrjen pasi Andrea Kalemi dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në Sarandë. Vrasja e tij mendohet se ka qenë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt në Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



