E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si më paralajmëroi Ben Blushi për ardhjen e “Diellës”
Flash

Si më paralajmëroi Ben Blushi për ardhjen e “Diellës”

Janar 2025 – Në një intervistë me mua në Euronews Albania, gjatë promovimit të librit të tij “Parajsa Artificiale”, Ben Blushi duket se kishte bërë një “parashikim” surprizues: “… një ministër me inteligjencë artificiale”.

Sot, ky detaj tingëllon më profetik se kurrë. Përveç “Diellës”, Blushi ka qenë ndër të parët që foli hapur për disa prej fenomeneve më të debatueshme të viteve të fundit: shpopullimin masiv, ardhjen e afganëve në Shëngjin, rrëmujën me muxhahedinët dhe telashet me Iranin, e tani, për ministrat e ardhshëm “artificiale”.

Ky episod i bën fjalët e tij edhe më intriguese, ndërsa mbetet për t’u parë çfarë do të zbulojë në librin e tij të ri – ndoshta një tjetër udhërrëfyes për atë që pritet të ndodhë në Shqipërinë e dekadës së ardhshme.

Shikoni videon e plotë të intervistës dhe gjykoni vetë profecinë e Ben Blushit.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.