Si shkuan te korrupsioni 38 milionë € e IPARD për fermerët
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë se ka përvetësuar 38 milionë euro nga fondet e programit IPARD, të dedikuara për mbështetjen e bujqësisë shqiptare.
Meta thekson se sektori bujqësor është jo vetëm më pak i financuar, por edhe më i diskriminuar, ndërsa fermerët shqiptar humbasin çdo vit rreth 112 milionë euro nga fondet e Bashkimit Europian. Sipas tij, fondet që duhej të shkonin tek fermerët kanë përfunduar “te inceneratorët që nuk ekzistojnë, në xhepat e korrupsionit të klientëve të pushtetit dhe patronazhistëve.”
“Hetimi i abuzimit me fondet IPARD është një emergjencë kombëtare,” shkruan Meta në rrjetet sociale, duke shtuar se kjo është e nevojshme për të ndaluar shpopullimin rural, për të shpëtuar bujqësinë nga falimenti dhe për t’i rikthyer dinjitetin fermerit shqiptar.
“Deri më tani janë të paktën 38 milion euro të grabitura nga programi IPARD për mbështetjen e Bujqësisë shqiptare.
Fondet e ndihmës që duhej të shkonin për mbështetjen e fermerëve, kanë përfunduar te inceneratorët që nuk ekzistojnë, në xhepat e korrupsionit të klientëve të pushtetit dhe te patronazhistët.
Sikur të mos mjaftonte fakti që Bujqësia është sot jo vetëm sektori më i nënfinancuar, por edhe më i diskriminuar, çdo vit fermerët shqiptarë humbin 112 milionë euro fonde ndihme nga Bashkimi Europian, sepse për Qeverinë vjedhja e buxhetit të shtetit nuk mjafton më.
Prandaj hetimi i abuzimit me fondet IPARD është një emergjencë kombëtare, për të ndalur shpopullimin, për të shpëtuar Bujqësinë nga falimenti nëpërmjet zhbllokimit të fondeve të BE dhe për t’i rikthyer dinjitetin fermerit shqiptar.”-shkruan Meta në rrjetet sociale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



