Tregoja te vërtetën francezëve z. Macron!
Tregoja te vërtetën francezëve z. Macron. Në Shqiperi jeton njëri prej popujve më të vjeter të Evropes që mbahet i shtypur prej një kaste politike barbarësh që nuk kanë meshirë për të. Thuaju francezëve se në Shqipëri ka pushtetarë që ua kanë nxirë jetet njerëzve aq shumë, sa ata preferojnë të flenë tek lulishtet e Frances më shumë se shtepitë e tyre në Shqipëri!
“Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme.
Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend.
Si t’ua shpjegoj unë sot francezëve që shqiptarët janë të dytët në Francë në kërkesat për azil”.
Ishte kjo deklarata e Presidentit francez Emmanuel Macron që duket se ka shuar shpresat që Shqipëria të arrijë të marrë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave në takimin e kryeministrave të vendeve të BE-së në datat 17-18 tetor.
Në fakt një vendim i tillë ishte paralajmëruar, ndërsa Kryeministri Edi Rama do të deklaronte se dielli do të lindë sërisht më 19 tetor, edhe sikur në 18 tetor të ishte një vendim për “JO” në hapjen e negociatave.
Sot Rama ka zgjedhur të postojë shprehjen e Octavio Paz, ndërsa ka postuar në rrjet “ e vetmja gjë që bashkon sot Europën, është plogështia e saj përballë fatit”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



