Si u bë i famshëm ‘i forti’ i Niklës Durim Bami që trazoi politikën

Durim Bami është një ndër emrat më të lakuar këto ditë në media, pas mega operacionit të SPAK, për goditjen e 7 grupeve kriminale më të rrezikshme në vend.Durim Bami nuk është një emër i panjohur në fakt.

Ai u bë i famshëm vite më parë, kur u akuzua nga Tom Doshi, se ishte paguar nga Ilir Meta për ta vrarë.

Akuzat e Doshit atokohë tronditën politikën shqiptare dhe për pak prishën koalicionin PS-LSI.

Nuk dihet sa të vërteta ishin këto akuza, por Prokuroria e Tiranës atëhere kërkoi nga 1 vit burg për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Durim Bamin, të cilët akuzoheshin për “kallëzim të rremë”.

Durim Bami u lirua dhe vijoi jetën e tij, ndërsa ndër vite u thërrit edhe disa herë të tjera në Polici, për akuza të ndryshme kriminale.

Por vetëm kaq, pasi ai lihej i lirë.Ashtu si gjithë të tjerët në fakt, duke nisur nga Vis Martinaj, që u diheshin krimet sheshit, por askush nuk guxonte t’i prekte nga policia.

‘I forti’ i Niklës që trazoi politikënNë 3 mars të 2015, Durim Bami është arrestuar nga Policia pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro.

Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi. Pas arrestimit ai tha se ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin.

Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg për “kallëzim të rremë”, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.

Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K.Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafukën.

Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes. Bami u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENEA-s në Nikël, pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi.

Ai ka qenë disa herë objekt atentatesh, por ka mundur të shpëtojë.

Në dosjen Metamorfoza 3 për perandorinë e krimit në Shqipëri shfaqet edhe ish deputeti Tom Doshi në pozita kompromentuese.

Sipas bisedave mes grupeve kriminale, Doshi mbulon pasuritë dhe pastrimin e parave të Durim Damit, një prej manjatëve të krimit në Shqipëri.

Në korrik 2020, duke e informuar Arben Ndokën për vendet e mundshme se ku mund të shfaqet Durim Bami, Gjin Ndoj thotë se vëllezëri Durim dhe Valter Bami janë duke bërë një hotel me 5 kate pranë Vila Aereport në Rinas.

Sipas Gjin Ndojt hotelin Durim Bami po e bën aty në emrin e Tomës, duke iu referuar Tom Doshit. Me sa duket, Toma mbulon pasuritë e Durim Bamit, i cili nuk mund të ekspozohet vetë pasi është subjekt i ligjit antimafia.

Gjithashtu në një bisedë tjetër me një ish-efektiv të RENEA-s, Durim Bami thotë se është duke biseduar me Tomën për të marrë një leje ndërtimi në ish-Bllok. Në shumë prej mesazheve të zbardhura vihen re takimet e shpeshta të Durimit me Tomën.

I mbetet SPAK-ut për t’a verifikuar më tej këtë rrëfim, duke kryer një hetim se në emrin e kujt rezulton hoteli dhe se për cfarë leje ndërtimi bëhet fjalë?

Por, kujtojmë se në vitin 2015, Doshi paraqiti në publik Durim Bamin, i cili tha se Ilir Meta e kishte paguar për të vrarë Doshin dhe Mhill Fufin.

Në 2018, Bami tha se Doshi e kishte paguar për të gënjyer. Referuar dosjes, Doshi shfaqet edhe afër Behar Bajrit.

A do ta godasë SPAK Tomë Doshin duke i dhënë kështu një goditje të fortë blerjes së votave në zgjedhje, trafiqeve, korrupsionit politik dhe mafies? Mbetet për tu parë….

Publikuar nga Publik Media