Si u ekzekutua 23 vjeçarja nga vëllai i saj në Dajt pas takimit në zonën e Freskut
Eglantine Buci 23 vjeç u ekzekutua me armë nga babai dhe vëllai i saj, të cilët nuk pranuan lidhjen që ajo kishte me një djalë. Ajo ishte larguar nga banesa e prindërve duke bashkëjetuar me të dashurin e saj.
Këtë veprim familja e quajti ç’nderim dhe për muaj planifikoi vrasjen e të resë, e cila nuk pranonte të takonte të afërmit e saj. 23 vjeçarja kishte lënë një takim në një lokal në zonën e Freskut. Në atë zonë e priste i vëllai Shkëlzen Buci, i cili nën kërcënimin e armës e mori vajzën me makinë dhe e çoi në malin e Dajtit ku e ekzekutoi me plumb në kokë. Trupi i të resë nuk u varros dhe me kalimin e ditëve u dëmtua nga kafshët e egra.
Aktualisht Shkëlzen Buci ndodhet në burg pasi vuan dënimin me 13 vite për tentativën e vrasjes ndaj aktorit Mishel Prela, në vitin 2017. Ndërsa babai Faik Buci u arrestua sot.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



