E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u vetëplagos Eren Uka për të akuzuar policinë për aktin
Flash

Si u vetëplagos Eren Uka për të akuzuar policinë për aktin

Të rinjtë ‘kyçin’ gojën

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Orosh të Pukës, ku dy të rinj u izoluan për disa orë brenda një banese dhe refuzuan t’i bindeshin urdhrave të policisë. Situata tensionoi zonën për më shumë se gjysmë dite, derisa më në fund ata u vetëdorëzuan pas negociatave intensive.

Sipas informacioneve nga terreni, ndërhyrja e njërit prej vëllezërve të të rinjve bëri të mundur dorëzimin, i cili negocioi drejtpërdrejt me ta. Menjëherë pas hyrjes në banesë, policia ka sekuestruar tre armë zjarri dhe sasi të konsiderueshme municioni luftarak, të mbajtura në kundërshtim me ligjin.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Eren Uka dyshohet se është vetëplagosur me qëllim që t’i atribuojë policisë të shtënat, duke pretenduar se uniformat blu kanë përdorur armë ndaj tyre. Ai ka pësuar një plagë sipërfaqësore në kofshë dhe ndodhet nën kujdes mjekësor. Ndërkohë, Erzen Uka dhe Julian Cumraku nuk kanë pranuar të japin deklarime përpara oficerëve të policisë gjyqësore.

Si nisi gjithë operacioni?

Në orët e para të mëngjesit të së djeshmes, policia e Pukës po zhvillonte një kontroll në banesa dhe ambiente të mbyllura për kultivim kanabisi. Kur efektivët iu afruan objektit ku ndodheshin dy të rinjtë, ata i kërcënuan me armë, duke thënë: “Mos u afroni, se do ju vrasim”. Kjo deklaratë alarmante detyroi policinë të tërhiqej fillimisht dhe të ngrinte një perimetër sigurie, ndërsa në vendngjarje mbërritën forca të specializuara.

Pas orësh të tëra përpjekjesh, negociatave dhe presionit psikologjik, të rinjtë zgjodhën të dorëzohen pa shkaktuar përplasje të armatosur.

Hetimet për armët, municionin dhe qëllimin e vërtetë të ngujimit të tyre vijojnë, ndërsa priten zhvillime të tjera në orët në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.